Google ADS

Muižnieks: Politika është fajtore për ndasitë etnike në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve

13:29 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Komesari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës (KiE), Nils Muižnieks ka porositur se institucionet e Maqedonisë dihet të realizojnë politika që nxitin integrimin dhe mirëkuptimin ndërmjet bashkësive etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas REL, Muižnieks deklaron se duhet të promovohet bashkëjetesa sociale, duke mbrojtur njëkohësisht llojllojshmërinë.

Ai ka vlerësuar se ndarja etnike ndërmjet fëmijëve maqedonas dhe shqiptarë është në rritje, kurse kjo ndarje lind mosbesim, stereotipe dhe paragjykime, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit e ka ndërprerë konfliktin e vitit 2001, por nuk ka kontribuar në bashkëjetesën sociale në shoqëri.

Nils Muižnieks konsideron se politika ka kontribuar dhe është fajtore për thellimin e ndasive në baza etnike në Maqedoni, posaçërisht te fëmijët. Duke mos dhënë përgjigje nëse Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve do të kontribuojë në uljen e kësaj ndasie, komesari i KiE-së tha se është i habitur që Komisioni i Venedikut duhet të vlerësojë këtë ligj, pas miratimit, e jo para, duke shtuar se dyshon që komisioni do të ndihmojë që të kuptohet nëse ligji është i mirë, apo i keq./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme