Google ADS

Muhiq, Sela dhe Gashi kërkojnë që Kuvendi të publikojë incizimet e votimit për Ligjin për gjuhët

16:37 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, Ferid Muhiq, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kanë kërkuar nga shërbimet e Kuvendit që të publikojnë inçizimet e bëra gjatë votimit të Ligjit për gjuhët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo e gjitha vjen pas lajmeve të ndryshme nëpër media për votën e deputetëve të Kuvendit. Nëpër këto lajme thuhej se Sela, Gashi, Muhiq dhe deputetë tjerë të shumicës parlamentare nuk kanë votuar.

Dyshimeve të opinionit për numërim të votave, ju është përgjigjur kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili ka thënë se ndoshta ka kaluar koha për votim dhe nuk i ka numëruar këto vota dhe se tek sistemi për numrim nuk ka mundur që të ndikojë askush.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme