Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski sot tha se Qeveria qëllimisht nuk vendos Ligjin për uljen e TVSH-së për rrymën elektrike në procedurë kuvendare dhe për këtë shkak qytetarët do të paguajnë më shumë.
“Qytetarët do të kenë fatura më të larta për shkak të paaftësisë së shumicës që të menaxhojë”, tha deputeti Mucunski.
Ai theksoi se ky ligj kaloi në Komisionin për Financa dhe Buxhet me të cilën kryeson OBRM-PDUKM, por Qevria nuk e vendos këtë ligj në seancë plenare dhe se ka refuzuar edhe propozimet tjera për lehtësim.
“OBRM-PDUKM krahas kësaj ulje kishte edhe dy propozime shtesë. Propozimi i parë ishte që kjo ulje të vlejë edhe për vitin e ardhshëm dhe atë vjet të mos ketë rritje të çmimit të rrymës elektrike dhe e dyta ishte që kjo të vlejë edhe për firmat. Kjo u refuzua nga shumica”, tha Mucunski./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...