Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës njoftoi se tashmë janë vendosur në Regjistrin unik nacional elektronik të rregulloreve (ENER) dy dokumentet për Draft Planin aksional të strategjisë nacionale të TIK-ut 2021 – 2025.
Ministria për shoqëri informatike dhe administratë i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe të gjithë palët e interesuara që të marrin pjesë dhe të lënë komentet e tyre për Draft Planin aksional të strategjisë nacionale të TIK-ut 2021 – 2025.
“Ne inkurajojmë pjesëmarrje sa më të madhe në këtë proces, sepse vetëm me kontributin e të gjitha palëve të interesit mund të arrihet rezultati i duhur. Ministria për shoqëri informatike dhe administratë do të organizojë edhe një debat të hapur në lidhje me këtë çështje, për kohën e zhvillimit të së cilit, publiku do informohet sërish”, thuhet në njoftimin e MSHIA.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...