Ministria e Shëndetësisë informon se deri tani nëpërmjet web-faqes “vakcinacija.mk”, 55.970 kanë shfaqur interesim për t’u vaksinuar kundër coronavirusit.
Nga MSH thonë se përmes mjekut amë, për vaksinim janë paraqitur 29.209 persona.
“Nga numri i përgjithshëm 38 mijë persona mbi moshën 70 vjeçare janë paraqitur për vaksinim. Dje, me vaksinimin e 202 punonjësve shëndetësor ka filluar imunizimi. Në pajtim me planin për vaksinim të punonjësve shëndetësor, të parët do të vaksinohen ata që kanë punuar ose punojnë në covid-qendrat në spitalin ‘8 Shtatori’, spitalin në Kozle dhe klinikat interne që kanë pranuar pacientë me covid”, përcjell telegrafi maqedoni.
“Nga java e ardhshme, vaksinimi do të fillojë edhe tek punonjësit shëndetësor në spitalet e shtetit, si dhe spitalet private. Me këtë, vendi i jonë do të jetë ndër të rrallët në Evropë, që vaksinohen punonjësit shëndetësor që kanë punuar me pacientë pozitiv me coronavirus”, thonë nga MSH.
Në fund nga MSH theksojnë se deri në fund të shkurtit, pritet të arrijnë 200 mijë vaksinat nga Kina.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion