Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik sot publikoi raportin javor për periudhën nga 6 deri më 12 korrik 2020, i cili tregon një rritje të konsiderueshme të numrit të personave të shëruar dhe një ulje të numrit të vdekjeve në krahasim me javën e kaluar.
Në periudhën 6-12 korrik, është regjistruar një numër rekord i personave të shëruar – 1017 që ishin shtruar në spital ose u mjekuan në shtëpi, që është 404 persona ose 40% më shumë se javën e kaluar (29 qershor – 5 korrik).
Në tre javët e kaluara, numri i personave të shëruar është rritur me rreth 40% në baza javore. Ky është një tregues i rëndësishëm dhe pozitiv që ndikon në uljen e numrit të rasteve aktive.
Në këtë periudhë, janë kryer gjithsej 9.995 teste (1573 më shumë se periudha 29 qershor – 5 korrik) dhe janë regjistruar 1073 raste pozitive me Covid-19, që është 156 raste më shumë se javën e kaluar. Në krahasim me përqindja e testimit të rasteve pozitive është ulur pak, 10.7% raste pozitive nga testimet për periudhën 6-12 korrik, në krahasim me 10.9% për javën e kaluar. Në katër javët e fundit, përqindja e rasteve pozitive në baza javore është ulur.
Nga rastet e reja regjistruar në 26 qytete, me përqindjen më të lartë të të infektuarve është Shkupi (42.3%) dhe Tetova (8.9%). Në 16 qytete të vendit, për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të konfirmuara është nën 20./Telegrafi/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...