Ministria e Shëndetësisë njofton se tashmë ka pranuar marrëveshjen për vaksina kundër Covid-19 nga kompania Pfizer/BioNTech, ku janë dhënë detaje në lidhje me shpërndarjen e vaksinave për vitin 2021.
Nga MSH thonë se gjatë vitit 2021 do të duhet të marrin mbi 800 mijë doza të vaksinave.
“Prodhuesi Pfizer/BioNTech në vitin 2021 do të shpërndajë 800,280 doza të vaksinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i vaksinave do të bëhet në 4 tremujorë, ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet në mars. Në Marrëveshja thuhet se kompania Pfizer/BioNTech këtë muaj do të dorëzojë 21,060 doza vaksinash në vendin tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe, RMV ka marrë si donacion vaksina “Pfizer” nga Serbia, me të cilat ka filluar të vaksinojë personelin mjekësor./Telegrafi/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...