Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani janë regjistruar 4.000 punonjës shëndetësorë për vaksinim kundër COVID-19. Prej tyre, rreth 2.000 punëtorë shëndetësorë janë në qytetin e Shkupit, ndërsa pjesa tjetër janë në qytete të tjera.
“Sot me dërgesën e parë të vaksinave nga kompania Pfizer që arriti nga Republika e Serbisë, fillojmë vaksinimin në Maqedoninë e Veriut.
Sistemi shëndetësor i Maqedonisë është plotësisht i gatshëm për imunizimin e popullatës. Punonjësit shëndetësorë do të jenë të parët që do të vaksinohen në spitalin modular në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.
4.680 të parat nga gjithsej 8,000 vaksinat nga Serbia ruhen në frigoriferë në Institutin e Transfuziologjisë.
Vaksinat janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe me to do të parandalojmë përhapjen e virusit COVID-19″, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/
Bombardimet izraelite vrasin dhjetëra njerëz në Bejrut dhe n...
Krasniqi në 25 vjetorin e themelimit: PDK është histori e ja...
Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm
Frutat që përmbajnë më shumë dhe më pak sheqer
Përgjimet Kusari Lila- Radojiçiq, Tahiri: Nesër në ora 12:00...
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të `Mburojës së Re`