Ministria e Shëndetësisë njofton se në Sistemin Nacional “Termini im” është vendosur mundësia për dhënien e certifikatave për personat që janë infektuar me COVID-19.
“Certifikata jepet ndaj të gjithë personave të cilët në nëntë muajt e fundit janë infektuar me Sars-Cov-2 dhe regjistrohen si raste pozitive në Sistemin nacional”, thuhet në njoftimin e MSH-së .
Ata shtojnë se certifikata mund të merret te mjeku amë ose në ueb-faqen vakcinacija.mk dhe është në gjuhën maqedonase dhe angleze.
“Në certifikatë përfshihet të dhëna për personin (emri dhe mbiemri, numri amëz, data e lindjes, gjinia), lloji testit, data e testimit, data e rezultimit pozitiv, spitali (laboratori) ku është bërë testimi, si dhe QR kodi”, thonë nga MSH duke theksuar se certifikata ka vulën digjitale të ministrisë./Telegrafi/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...