Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni edhe një herë ka njoftuar se ka rezerva të mjaftueshme të gjakut nëpër qendrat e transfuziologjisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Edhe një herë, pas ngjarjeve të fundit në shtet lidhur me virusin dhe situatën e krijuar njoftojmë se Instituti për transfuziologji dhe Kryqi i Kuq janë organizuar për të siguruar njësi të mjaftueshme gjaku dhe për të mbrojtur dhuruesit e gjakut në vend, me qëllim që procesi i dhurumit dhe mbledhjes së njësive të nevojshme” thonë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu nga kjo ministri thonë se nivelet e plazmës së gjakut në formë të ngrirë janë të kënaqshme, saqë mund të furnizojnë shtetin edhe për një vit.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën