Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme në klinikat kirurgjikale u realizua edhe një transplantim i organeve nga një dhurues i ndjerë.
Nga MSH thonë se “falë aktit human, guximit dhe empatisë së një familjeje që vendosi të japë pëlqimin për dhurimin e organeve të një të afërmi të tyre, dy pacientë me grup të rrallë të gjakut morën një veshkë dhe do të vazhdojnë të jetojnë një jetë normale, pa nevojën për dializë”.
“Gjatë 24 orëve të fundit kryem transplantimin nga një dhurues i ndjerë. Shpreh mirënjohje të veçantë për familjen e dhuruesit, e cila, në momentin më të dhimbshëm të humbjes personale, vendosi të dhurojë organet, duke treguar një empati të fortë dhe dashuri për njerëzit që presin transplantim. Pacientët që morën organet janë me një ecuri të mirë postoperative”.
“Ju uroj shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë. Shpreh mirënjohje edhe për ekipet mjekësore nga të gjitha klinikat që ishin të përfshira në procesin e transplantimit”, deklaroi prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantime.
Për fat të keq, për shkak të grupit të rrallë të gjakut, këtë herë në listat kombëtare nuk kishte përfitues për organet e tjera. Transplantimi për pjesën më të madhe të pacientëve është e vetmja mundësi për jetë. Për të tjerët, është një mundësi për një jetë më cilësore. Por kjo nuk mund të ndodhë pa aktin e dhurimit të organeve./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...