Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sonte përmes një kumtese shpjegoi se pensionimi do të jetë i detyrueshëm edhe për burrat dhe për gratë më moshën 64 vjeçe dhe 15 vite stazh pune, por nuk përjashtohet mundësia që gratë të dalin në pension edhe në moshën 62 vjeçe në qoftë se kështu vendosin.
“Lidhur me dilemat në opinion për pensionimin e detyrueshëm në moshën 64 vjeçe dhe 15 vite stazh, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se në pajtueshmëri të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pensionim të burrave dhe grave lidhur me moshën është barazuar dhe ata pensionohen në moshën 64-vjeçare. Por, Ligji për pensionim pensional dhe invalidor, në nenin 18, u lë mundësi grave të dalin në pension edhe me 62 vjeç, në qoftë se ato kështu vendosin. Ndryshimet e propozuara të Ligjit për marrëdhënie pune u dedikohen vetëm heqjes së mundësisë për vazhdim të viteve të punës deri në 67 vjeç, por nuk parashikojnë ndryshime lidhur me heqjen e mundësisë që gratë të pensionohen me 62 vjeç, por vetëm në qoftë se ato vetë kështu vendosin, thuhet në kumtesë./portalb
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...