MPPS: Kompanitë t’u paguajnë mëditje punëtorëve që do të punojnë për 1 Maj

08:36 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i rikujton të gjitha kompanitë se janë të detyruar të paguajnë mëditje për punëtorët që do të punojnë në festa, në fakt për 1 maj – Ditën e Punës, e cila sipas Ligjit për festa është festë shtetërore dhe është ditë jo pune për të gjithë punëtorët.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rikujton se punëtorët që punojnë në ditë feste të përcaktuara me ligj, në bazë të Ligjit për marrëdhëniet e punës, kanë të drejtë në kompensim pagash apo shtesë pagash. Sipas Ligjit, punëdhënësi është i detyruar të informojë me shkrim Inspektoratin shtetëror të punës për punën në festa shtetërore”, njoftojnë nga kjo MPPS.

Çdo shkelje të kësaj rregulloreje, punëtorët mund ta paraqesin pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës në numrin e telefonit 151 31 ose në e-maili: [email protected].

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme