Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe ata që marrin para për mbrojtje fëmijërore se nga dita e hënë (4 maj) do të kryhet pagesa në banka sipas shkronjës së para të mbiemrit edhe atë:
-04.05.2020 (e hënë) pagesa bëhet për A, B, V, G, dhe D (shkronja e parë e mbiemrit);
-05.05.2020 (e martë) pagesa bëhet për Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K dhe L (shkronja e parë e mbiemrit);
-06.05.2020 (e mërkurë) pagesa bëhet për M, N, Nj, O, P, R (shkronja e parë e mbiemrit);
-07.05.2020 (e enjte) pagesa bëhet për S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh (shkronja e parë e mbiemrit).
“Pagesa me etapa është bërë që të mos ketë rend para bankave dhe të ketë më shumë mbrojtje për përdoruesit nga virusi Covid-19”, sqarojnë nga MPPS, njofton telegrafi maqedoni.
Nga MPPS thonë se shfrytëzuesit e ndihmës sociale mund t’i marrin paratë edhe nga bankomatët nga 04.05.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin