Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit dhe tre shtetasit nga Maqedonia e Veriut, një nënë me dy fëmijë që kishin qëndruar më parë në Gaza me dëshirën e tyre, tashmë janë evakuuar dhe kjo plotëson numrin të qytetarëve tanë që kanë kontaktuar përfaqësitë tona diplomatike konsullore në Kajro dhe Tel Aviv me qëllim që t’u ofrojnë ndihmë për evakuim.
“Pas strehimit të përkohshëm në Kajro, familja do të nisën për në Maqedoni. Edhe një herë falënderojmë zyrën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (ONM) për ndihmën e tyre në transferimin e qytetarëve tanë nga kryeqyteti i Egjiptit Kajro në Shkup”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Ju kujtojmë kontaktet tona për regjistrimin e çdo qytetari tonë në Gaza. Telefonat SOS të MPJ-së – 075/273-732 dhe 075/268-736, telefoni i shërbimit të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378 dhe telefoni i shërbimit të Ambasadës në Kajro +201033615542”, shtoi MPJ. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...