Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate shprehet se “si një vend mik i Ukrainës, e kuptojmë gjendjen e komplikuar në të cilën ndodhet dhe e cila i vendosë në një situatë të veçantë autoritetet ukrainase, që të bëjnë thirrje për çdo lloj ndihme, në të gjitha vendet mike, duke përfshirë edhe shoqërim, dhe/ose vullnetarë të cilët do t’i bashkoheshin ushtrisë ukrainase në mbrojtje nga kërcënimi ushtarak që vjen nga forcat ushtarake ruse”.
Ata rikujtojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut se se pjesëmarrja në çdo ushtri të huaj, sipas rregullave ligjore, përkatësisht Kodit Penal të vendit, është vepër penale.
“Njëherazi rikujtojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut dënon plotësisht agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe këtë gjë shteti e demonstron në OKB, NATO, OSBE dhe në të gjitha forumet tjera bilaterale dhe multilaterale”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Kujtojmë se presidenti i Ukrainës miratoi Dekretin me të cilin lejohet rekrutimi i vullnetarëve në ushtrinë e Ukrainës, ndërkaq ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut bëri thirrje që vullnetarë të bashkohen në Ushtrinë e Ukrainës./Telegrafi/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...