Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët që kanë planifikuar sot për të udhëtuar në Greqi.
MPJ u bën thirrje qytetarëve që të shmangin hapësirat ku do të mbahen protestat për “karakterin grek të Maqedonisë”. Sipas MPJ-së, protestat që planifikohet të mbahen në 14 qytetet e mëdha në pjesën veriore të Greqisë mund të eskalojnë në vreprime të dhunshme ndaj qytetarëve të Maqedonisë.
“Organizata greke ‘Komiteti i luftës për karakterin grek të Maqedonisë’, njofton protestat në katërmbëdhjetë qytete të mëdha në Greqinë veriore kundër përdorimin të fjalës ‘Maqedoni’, që do të mbahen në orën 19:30. Për shkak të potencialit për përshkallëzimin e situatës, i paralajmërojmë qytetarët e Maqedonisë që të shmangin zonat e mbajtjes, si dhe çdo efekt që do të ketë pasoja negative për sigurinë e tyre”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Protestat organizohen në Pella, Kavala, Drama, Sers, Kukush, Polikastër, Voden, Lerin, Kostur, Ptolemaidë, Katerinë, Lagadas dhe Nea Mudanja në Halkidiki.
Mediat greke raportojnë se protesta do të mbahene dhe në tetë qytete tjera greke, të pavarura nga organizimi i protestës në 13 qytetet e lartpërmendura.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...