Sot në Sofje u mbajt raundi i katërt i bisedimeve të ekspertëve ndërmjet ekipeve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, të angazhuara në dialogun të ashtuquajtur paketë e çështjeve politike.
Sipas njoftimit të MPJ-së, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe të hapur dhe u shqyrtuan propozimet e fundit të dërguara vitin e kaluar nga Republika e Maqedonisë së Veriut si përgjigje ndaj propozimeve të palës bullgare të paraqitura në raundin e tretë të konsultimeve të ekspertëve të mbajtur në shtator 2021 në Shkup. Ekipet e Ministrive të Punëve të Jashtme rikonfirmuan angazhimin e tyre për të mbështetur një dialog aktiv që synon gjetjen e zgjidhjeve të pranuara nga të dy anët për temat kryesore të agjendës politike bilaterale.
“Mbajtja e takimit të sotëm është dakorduar mes ministrave të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska gjatë mbajtjes së seancës së përbashkët ndërqeveritare të dy vendeve më 25 janar 2022. Në frymën e përpjekjeve për të krijuar një dinamikë të re pozitive, bashkërisht u shpreh domosdoshmëria për vazhdimin intensiv të bisedimeve për të ashtuquajturëm paketë e çështjeve politike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ata shtojnë se raundi tjetër i bisedimeve të ekspertëve do të mbahet së shpejti në Shkup.
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...