Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me informacionet e publikuara në disa media, për ndryshim në mënyrën se si Republika e Maqedonisë së Veriut emërohet ose shënohet në NATO. Nga MPJ këto informacione i quajnë spekulime tendencioze, që sipas tyre, synojnë të dëmtojë reputacionin e vendit dhe të Aleancës.
Nga MPJ thonë se sipas rregullave të NATO-s, të miratuara shumë kohë përpara anëtarësimit të RMV-së, për nevoja protokollare, vendet shënohen me emrat e tyre të plotë, që korrespondojnë me transkriptimin e gjuhës angleze (English Alphanumerical), përveç rasteve kur teknikisht nuk është e mundur.
“Për të mos ndryshuar rendi, shtetet anëtare shënohen me dy shkronjat e para të emrit të vendit, nëse është një fjalë, ose me shkronjat e para të të dyja fjalëve, si në rastin tonë kur emri është nga dy fjalë. Qëllimi i këtij rregulli është të përshtatë emrat e plotë, pa prishur rendin e alfabetit anglez sipas të cilit janë renditur vendet, gjë që është gjithashtu një rregull brenda Aleancës”.
Sipas kësaj, për Maqedoninë e Veriut (North Macedonia) përdoret NM, përkatësisht, sipas rendit alfabetik, vendi ndodhet në mes të Holandës (Netherlands- NE) dhe Norvegjisë (Norway – NO). I njëjti rregull që vlen për ne, theksojmë se vlen edhe për shkurtesat e përdorura për disa vende të tjera – Turqi (TU), Gjermani (GE), Danimarkë (DE), të cilat gjithashtu nuk përputhen me kodet e tyre ISO”.
“Sa i përket akteve të brendshme të Aleancës, ku në mënyrë specifike është e vendosur, përdoren shkurtesat nga sistemi ISO, ku vendi ynë rregullisht shënohet me kodet përkatëse ISO – MK dhe MKD”, thuhet në reagimin e MPJ-së./
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...