Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë nesër do të jetë nikoqire e Mbledhjes ministrore të vendeve nga Ballkani Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe eurokomisari Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Siç informon MPJ, kjo mbledhje prezanton takimin joformal të ministrave për punë të jashtme të vendeve ballkanike të përfshirë në të ashtuquajturën ‘Procesi i Berlinit’. Në mbledhje do të bisedohet çështja nga fusha e bashkëpunimit rajonal në segmente të ndryshme, por me theks të veçantë sfidave të përbashkëta rajonale.
Në kuadër të mbledhjes do të nënshkruhen dy marrëveshje në mes Komisionit Evropian dhe insititucioneve financiare ndërkombëtare-Bankës evropaine për ripërtëritje dhe zhvillim dhe bankave tjera, përmes të cilave do të financohen projekte që do të realizohen në rajon, thuhet në kumtesë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...