Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njofton se do ta publikojë në “Gazetën zyrtare” datën e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese.
“Pas plotësimit të të gjithë kushteve ligjore për hyrje në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe amendamenteve kushtetuese, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do ta publikojë në ‘Gazetë zyrtare’ datën e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese, njofton telegrafi maqedoni.
Më pastaj, siç njoftojnë nga MPJ, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia do të dërgojnë letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të KB, ku do ta njoftojnë për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare, me çka përfundon kontesti bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Pas kësaj, Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i njoftojë Sekretariatin e KB, vendet anëtare, vendet mbikëqyrëse të KB si dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare ku Maqedonia bën pjesë për ndryshimet e bërë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...