Republika e Çekisë është thellësisht e zhgënjyer që kuadri negociator për Maqedoninë e Veriut, e cila supozohej të fillonte zyrtarisht negociatat e pranimit me BE-në, nuk u miratua, thonë nga Ministria e Jashtme Çeke për “Deutsche Welle”.
Ata sqarojnë se nuk kanë ndërmend të lejojnë që konkluzionet të miratohen me pjesën mbi “keqinterpretimin e historisë” mbi të cilën insistoi Bullgaria, ndërsa kryetari i Gjermanisë i propozoi ato. Ata thonë se vendet e tjera anëtare të BE-së gjithashtu kanë shprehur shqetësim mbi përfundimet.
“Republika e Çekisë ka qenë gjithmonë mbështetëse e vendosur e politikës së zgjerimit për 16 vitet e fundit. Kjo nuk ka ndryshuar me këtë vendim. Sidoqoftë, pas shqyrtimit të kujdesshëm, nuk mund të ishim dakord me draftin e paraqitur për aprovim”, thonë nga Praga.
Sipas Ministrisë, qëllimi kryesor është që të miratohet Korniza Negociuese sa më shpejt të jetë e mundur.
“Sidoqoftë, teksti aktual mund të ketë efektin e kundërt. Sipas mendimit tonë, ai përmban terma për falsifikimin e historisë që mund të jenë të dëmshme për procesin e zgjerimit”, deklarojnë nga Ministria e Çekisë.
Nga atje shtojnë se edhe vendet e tjera kishin shprehur gjithashtu shqetësim.
“Duke pasur të gjithë këtë parasysh, ne jemi të mendimit që miratimi përfundimtar i tekstit të bëhet në Këshillin e ardhshëm të Çështjeve të Përgjithshme. Për më tepër, ne jemi thellësisht të zhgënjyer që Korniza e negocimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk u miratua. Ne mbështesim plotësisht dy drafte që dolën nga puna e vështirë e presidencës gjermane.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...