Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë të Jashtme deri më 4 prill, 2.207 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë kthyer nga vendi ndërsa MPJ organizon kthimin e tyre.
Siç njoftojnë nga MPJ, nga 22 marsi deri më 4 prill në Kontakt Qendrën Globale për shërbime konsullore në situata emergjente në ministri janë paraqitur 5.228 qutetarë nga e gjithë bota që duan me aeroplan të kthehen në vend.
Prej tyre 2890 janë pajtuar të vendosen në karantinë shtetërore. Pjesa më e madhe janë nga Evropa.
Deri më tani ka pasur fluturime nga Valeta, Zagrebi, Ljubljana, Vjena, Baseli, Minheni si dhe nga dy fltuturime nga Kolni dhe Berlini. Përmes autobusëve dhe automjeteve nga Mali i Zi, Turqia dhe Sllovenia janë kthyer 150 qytetarë dhe me ndërmjetësim të Austrisë dhe Portugalisë në Maqedonia janë kthyer 11 shtetas nga Peruja.
Pas shpalljes së pandemisë të gjithë vendkalimet kufitare u mbyllën nga 16 marsi, ndërsa më 18 mars y mbyll edhe aeroporti i Shkupit./telegrafi
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...