“Kanë kaluar 24 orë që kur u demantuan gënjeshtrat e rënda të OBRM-PDUKM-së, të publikuara gjatë festave, dhe partia ende nuk ka kërkuar falje. Si leksion për më tutje, për një parti të kapur në vepër se si gënjen, lëmë edhe 24 orë për t’i kërkuar falje Ministrisë dhe mbi të gjitha publikut e cila ishte shqetësuar gjatë festave”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sipas MPJ-së me këtë bëhet e qartë se akuzat e OBRM-PDUKM-së paraqesin përpjekje, që me vetëdije ngrejnë tensione dhe përçarje ndëretnike në shoqëri, gjë që mund të vërtetohet me formulimin dhe kohën e vetë manipulimit të publikuar nga OBRM-PDUKM.
“Fakti që tentativa për të manipuluar publikun është bërë gjatë festave, paraqet një fyerje shtesë për qytetarët e vendit, për të cilën presim falje. Si praktikë e vendosur prej kohësh, Ministri i drejtohet në të njëjtën mënyrë që nga fillimi i mandatit si Ministër i Punëve të Jashtme për tre vitet e fundit, si dhe për dy vitet e mëparshme si Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane; në daljet publike para publikut vendas, Ministri flet në të dyja gjuhët zyrtare, gjë që shihet edhe nga vetë video incizimi, ndërsa për mediat gjithmonë ofrohet një përkthim i përshtatshëm, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Zbatimin e Gjuhëve”, thonë nga MPJ.
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...