Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmes një kumtese me shkrim ka njoftuar qytetarët që vijnë nga jashtë, se mund t’i shfrytëzojnë pikat kufitare Tabanoc, Bogorodicë, Qafë-thanë, Deve Bair dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mundet për dalje nga shteti të shfrytëzojnë gjithë pikat kufitare drejt Bullgarisë dhe Greqisë pa kufizime, si dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër. Hyrje dhe dalje drejt Serbisë është i mundur vetëm në pikën kufitare Tabanoc-Preshevë. Kosova ka ndalesë për hyrje në gjitha anët, përfshirë edhe shtetasit tanë, që domethënë se shtetasit tanë nuk mundet të hyjnë në Kosovë.
Qytetarët tanë në Shqipëri mundet të hyjnë vetëm nga pika kufitare Qafë-Thanë. Derisa vijnë nga vende tejet të rrezikuara, qytetarët tonë mundet të hyjnë në shtetin tonë vetëm në pikat kufitare Tabanoc, Bogorodicë, Qafë-thanë, Deve Bair dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër. Qytetarët e huaj që vijnë nga vendet e tejet rrezikuara nuk mund të hyjnë në asnjërën pikë kufitare, hyrja e tyre është e ndaluar”, thuhet në komunikatën e MPB.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...