Ministria e Punëve të Brendshme i përgënjeshtroi informatat e publikuara këtyre ditëve në disa media për ndryshime kadrovike dhe emërime të reja në Njësinë speciale policore “Tigrat”, ku thuhej se një person me përkatësi kombëtare shqiptare do të përfshihej në këtë njësi speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas MPB-së, vendosja e nëpunësit në pozitën e komandantit të kësaj njësie është e pavërteta tendencioze.
“Përkatësia kombëtare, fetare ose partiake nuk është dhe nuk do të jetë kriter për avancim profesional në strukturat organizative të MPB-së”, thuhet në umtesën e MPB-së.
Në njësinë speciale policore “Tigrat”, 37 vite nga themelimi i saj, nuk është punësuar asnjë shqiptar./Telegrafi/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...