Google ADS

MPB: Nga ana kufirit të Maqedonisë nuk vendoset rrethojë

08:55 | 19 Gusht 2020
Arbresh.info

Vendosja e rrethojës me tela është në territorin e Republikës së Serbisë, jo edhe në territorin e shtetit tonë, informuan për AIM-n nga MPB, prejse ishte transmetuar se në kufirin e Serbisë me Maqedoninë e Veriut në Preshevë, ka filluar vendosja e rrethojës me tela , e cila duhet të pamundësojë kalime ilegale masive eventuale.

Radio Evropa e Lirë transmetoi për vendosje të rrethojës me tela në kufi, duke i’u referuar informatave të vetëqeverisjes lokale në Preshevë.

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, për REL ka deklaruar se ndërtimi i rrethojës me tela është pjesë e marrëveshjes me BE-në.

“Mendojmë se rrethoja është në funksion të sigurimeve plotësuese të kufijve të vendeve jashtë BE-së nga refugjatët, të cilët eventualisht sërish mund të nisen masovikisht nëpër rutën ballkanike”, thotë Arifi.

Ai konsideron, shikuar nga ai aspekt, se rrethoja në mënyrë indirekte kontribuon në procesin e eurointegrimit, por me mirëkuptim të tërësishëm dhe respektim të rrethanave politike.

“Personalisht kam rezerva serioze ndaj trajtimit të tillë të refugjatëve”, ka thënë Arifi.

REL citon se kanë kërkuar, por nuk kanë marrë përgjigje nga Komisioni Evropian në pyetjen nëse janë të njoftuar ose konsultuar për ngritje të rrethojës midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Më shumë informata tani për tani nuk zbulojnë as nga Qeveria e Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme