Ministria për Punë të Brendshme informon se në prag të festës së ardhshme të Kurban Bajramit, Departamenti për Parandalim do të mbajë disa takime pune me sektorin civil, të cilat do të tregojnë nevojën për të respektuar legjislacionin dhe aktet nënligjore për shitje dhe therjen e kafshëve, me rastin e festës, përfshirë masat për mbrojtje nga përhapja e COVID-19.
“Sektori për Punë të Brendshme Shkup tregon se këtë vit, me rastin e festës, shitja e bagëtive, për të cilën duhet të posedohet dokumentacioni i duhur, do të bëhet ekskluzivisht në Tregun e Blegtorisë në fshatin Trubarevo, ndërsa shitja në vendet e tjera, si dhe therja e kafshëve në vendet publike, janë të ndaluara dhe do të sanksionohen”.
“Fletushkat do të shpërndahen nga Departamenti për Parandalim në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës në komunat Gazi Babë, Çair, Shuto Orizare dhe Gjorce Petrov me qëllim të informimit dhe edukimit të tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ndryshe, festa e Kurban Bajramit është të martën (20 korrik), ditë e cila do të jetë ditë pushimi për myslimanët në RMV./Telegrafi/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe