Ministria e Brendshme jep detaje të reja në lidhje me aksidentin e djeshëm kur një burrë 49-vjeç u mbyt në ujërat e Liqenit të Ohrit.
Sipas policisë, në orën 2.20 në SPB Ohër është paraqitur se trupi i pajetë i S.J. (49) nga Ohri është tërhequr nga ujërat e Liqenit të Ohrit në rrugën “Kej Maqedonia” në Ohër. Nga ana e ekipit të ambulancës është konstatuar vdekja e personit.
“Një ekip nga SPB-Ohër inspektoi vendin e ngjarjes dhe u konstatua se S.J. i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe rreth orës 14:00 së bashku me tre persona të tjerë hynë në ujërat e Liqenit të Ohrit, por pas një kohe të shkurtër personat vunë re që S.J. nuk doli nga uji, pas së cilës ata e gjetën dhe e nxorën nga uji. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga Ministria e Brendshme./Telegrafi/
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...