Një zyrtar policor i angazhuan në pikëkalimin kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka përfunduar në arrest për marrje ryshfeti, kështu ka deklaruar Zëvendësministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi. Pas deklaratës së zv.ministrit Bushi, edhe nga Ministria për Punë të Brendshme informuan se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
” Sektori për kontroll të brendshëm në koordinim me prokurorinë kompetente që nga mbrëmë ka punuar intensivisht për zbardhjen dhe sanksionimin e një rasti të ryshfetit nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar Bllacë. Pas zbardhjes së rastit dhe sanksionimit të autorëve, do të informojmë publikun më gjerësisht për këtë”, thuhet në deklaratë, transmeton telegrafi.
Nga publikimi i rastit në emisionin “Stop” në televizionin Klan, u privua nga liria personi me inicialet E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-së dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R.
Personi i arrestuar kishte kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...