Google ADS

MPB Maqedoni: Gjoba për 253 shoferë, 73 për tejkalim të shpejtësisë

10:52 | 12 Korrik 2021
V. S.

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme ka sanksionuar gjithsej 253 vozitës, për shkelje të rregullave të trafikut.

Nga MPB thonë se prej gjobave të shqiptuara, 73 për tejkalim të shpejtësisë, 63 gjoba ngasje të makinës në gjendje të dehur, 18 gjoba për vozitësit e motoçikletave, 23 për ngasje pa patentë shoferi.

Nga MPB njoftojnë se kanë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për makina të paregjistruara, 12 për vozitës fillestar dhe 29 për parkim të parregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme