Ministria e Brendshme ka ngritur 36 kallëzime penale ndaj grupit të organizuar kriminal për falsifikimin e patentave për shoferë. Nga 36 kallëzimet e dorëzuara në Prokurori, 8 prej tyre janë kundër punonjësve të MPB-së.
“Janë parashtruar 36 kallëzime penale për falsifikimin e patentave për shoferë. 8 prej tyre janë nëpunës të MPB-së, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime mbi dyshimet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “mos përgjegjësi zyrtare” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtarë”. Në të njëjtën kohë kallëzime janë parashtruar edhe ndaj 28 qytetarëve mbi dyshimet për nxitje të veprës penale”, thonë nga MPB.
Personat zyrtarë janë të punësuar në Departamentin për punë administrative në Shkup. MPB njofton se të njëjtit kanë shfrytëzuar autoritetin e tyre për të krijuar evidentim elektronik të dokumentacionit të nevojshëm me të dhëna të rreme, pa kaluar testet për patentë dhe filtrat e tjera të parapara me ligj. Të njëjtit pas regjistrimit elektronik kanë miratuar kërkesat dhe i kanë dorëzuar në përpunim duke dhënë patenta për shoferë në kundërshtim me ligjin. Njëri nga të punësuarit në Departamentin për punë administrative të MPB-së në Shkup është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatësit hetues të lëndës.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...