Pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Çair të Shkupit, ku si pasojë humbën jetën dy vëllezër, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar informacione shtesë rreth aksidentit. Nga informatat e MPB-së mësohet se viktimat janë të moshës 26 dhe 28- vjeçare, ndërsa i lënduari është një person i moshës 54-vjeçare.
“Më 01.06.2019 rreth 11:00 është raportuar se në rrugën “Kemal Sejfulla” përballë Poliklinikës së Çairit gjatë gërmimit të një kanali për furnizim me ujë, ka pasur shembje të dheut ku si pasojë në kanal kanë mbetur të bllokuar tre persona, Dy nga personat bllokuar të moshës 26 dhe 28-vjeçare kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i tretë një 54-vjeçar është transportuar në Spitalin “Naum Ohridski”- thuhet mes tjerash nga MPB-ja.
Kujtojmë, se sot rreth orës 11:00 dy vëllezërit kishin ndërruar jetë vdekur ndërsa një person është i lënduar rënda si pasoje e rënies së dheut derisa po groponin për hapjen e një kanali. Të dy të vdekurit kanë qenë të punuar në kompaninë ku pronar është babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën Kemajl Sejfulla.
Ekipet e Mjekësisë ligjore dhe ekipe te MPB-së pas kryerjes së inspektimeve në vendin e ngjarjes kanë arritur ti nxjerrin trupat e dy vëllezërve të vdekur. Trupat e pajetë u morën nga shërbimet përkatëse për tu dorëzuar për autopsi.
Sipas dëshmitareve okularë, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti ka qenë prezent edhe babai i djemve, kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thellë, mos më shumë. I pari që ka tentuar përmes eskavatorit t`i nxjerrë viktimat nga kanali ka qenë baba i dy djemve, ndërsa i lënduari për momentin gjendet në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Naum Ohridski”./alsat-m
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...