Ministria e Brendshme ka kërkuar nga shërbimet e aplikacionit mobil “Telegram” që ta fshij grupin “Dhoma Publike”, në të cilën janë shpërndarë fotografi eksplicite dhe video të vajzave nga vendi, mes të cilave gjenden edhe foto të vajzave të mitura.
Policia ka vënë kontakt me shërbimet e aplikacionit dhe ka kërkuar mbylljen e grupit, e cila menjëherë pas hetimit policorë u riemërua në “Grup vetëm për të rritur”, ndërsa numri i anëtarëve u ulë në mënyrë drastike. Njëkohësisht MPB-ja ka kërkuar informata të cilat do të ishin në dobi të hetimit.
Nga MPB-ja nuk shpalosin detaje të reja, por thonë se hetimi i Byrosë për Siguri Publike është në rrjedhë e sipër, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publike/express