Nga Ministria e Punëve të Brendshme vërtetuan se ish-ministri Venko Filipçe do të ketë sigurim personal edhe pse nuk është ministër në qeverinë aktuale.
Në deklaratë për “Fokus”, nga MPB sqarojmë se qeveritarët mund të kenë sigurim edhe pas përfundimit të funksionit sipas vlerësimit të sigurisë.
“Sigurimi i personaliteteve është e rregulluar me ligj, ndërsa llojet dhe aktivitetet si dhe niveli i sigurimit është në kuadër të MPB-së”, sqarojnë nga policia.
Filipçe theksoi se nuk është kërcënuar me jetë, por vërtetoi se do të ketë sigurim.
“Nuk është e vërtetë se kam pasur kërcënime me jetë. Sigurimi është propozuar sipas vlerësimit të Agjencisë për Siguri Nacionale”, tha Filipçe./Telegrafi/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...