Në 24 orët e fundit, prej orës 07:00 deri në 07:00 të ditës së sotme, në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në territorin e shtetit ishin angazhuar rreth 450 policë, 165 moto-patrulla dhe 148 automjete.
Siç informon MPB, gjatë periudhës së potencuar, në afërsi të drejtpërdrejtë me zjarrin tek vendi “Deponia e vjetër” në Shtip është zënë S.G.(57) nga Shtipi me automjet “opel astra”, në të cilin gjatë bastisjes janë gjetur pjesë të automjetit, për të cilat ka sqaruar se i ka djegur për t’i shitur si hekur për gjuajtje. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa pas kompletimit të materialit do të vijojë padi adekuate.
MPB apelon rreptësishtë të respektohet ndalesa për lëvizje në pjesët malore, qytetarët maksimalisht të përmbahen nga zjarret, mbeturinat, të mos hidhen djegie të pashuara dhe të mos lihen shishe të qelqit ose gjëra tjera, të cilat kohë të gjatë janë ekspozuar në diell sepse mund të shkaktojnë zjarr. E domosdoshme është zgjuarsi maksimale dhe sjellje e përgjegjshme e plotë e çdo individi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...