Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Oliver Spasovski dhe Fatmir Xhafaj, sot në Ohër nënshkruan Memorandum për bashkëpunim policor në sferën e terrorizmit që parasheh këmbimin e informacioneve dhe individëve dhe grupeve të cilat figurojnë si zbatues potencial të aksioneve terroriste në të dyja vendet dhe në rajon.
“Terrorizmi është sfidë globale, por edhe rrezik me të cilin ballafaqohen edhe shtetet në rajon. Memorandumi i nënshkruar sot nënkupton dy aspekte në ballafaqimin me terrorizmin edhe atë në mënyrë parandaluese dhe represive. MPB-të e të dyja shteteve bashkëpunojnë në mënyrë aktive në mbrojtjen e kufirit, ndërsa përmes qasjes moderne në sigurimin e tij u mundësuan njëherësh kontrolli por edhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallit”, tha Spasovski.
Homologu i tij shqiptar Xhafaj shfaqi kënaqësi që nuk ka asnjë çështje të hapur nga sfera e sigurisë dhe bashkëpunimit që i prek të dyja shtetet. Për të gjitha aspektet për çështjet të cilat janë nën ingerencat e ministrive të Punëve të Brendshme, edhe pala e Maqedonisë edhe ajo shqiptare kanë qëndrim identik.
“Ekziston pajtueshmëri për të gjitha çështjet, si për bashkëpunimin të cilin e kemi ashtu edhe për atë në të ardhmen. Dhe kjo nuk mund të jetë kurrsesi më ndryshe përveç se t’i ndjek marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve siç u ngjan dy fqinjëve, ndërsa bashkëpunimi ynë si Ministri për t’i ndjekur këto parime dhe në këtë mënyrë të kontribuojë për siguri më të madhe që mund të jetë shembull pozitiv për rajonin”, theksoi ai./telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...