Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se mbrëmë janë arrestuar tre persona, të cilët nuk e kanë respektuar orën policore.
Bëhet fjalë për një 19-vjeçar nga Haraçina, një 21-vjeçar nga fshati Hasanbeg dhe një 30 vjeçar nga Shkupi. Ata janë arrestuar në Hasanbeg gjatë orës policore.
Nga MPB thonë se personat në fjalë e kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektimin e kufizimit të lëvizjes.
“Pasi janë privuar nga liria tre personat në fjalë, një grup i madh i qytetarëve kanë dalë në në rrugën “Alija Avdoviç”, në shenjë proteste. Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, personat u lanë të lirë nga komisariati ndërsa grupi i mbledhur i qytetarëve u shpërnda. Do të merren masa kundër personave të tjerë që nuk respektuan kufizimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së./telegrafi
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...