Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot deri në orën 12:00 nuk janë regjistruar prishje më serioze të rendit dhe qetësisë gjatë votimit.
“Votimi, në përgjithësi, zhvillohet qetë, pa probleme. Deri në këtë moment është regjistruar një prishje e rendit dhe qetësisë publike edhe atë në orën 10:00 në rr. ”Vtora Makedonska Brigada” në afërsi të SHF ‘Petar Zdravkovski Penko’ në lagjen Butel të Shkupit ku personat G.N. dhe G.T. pas grindjes paraprake verbale kanë tentuar fizikisht t’i qërojnë hesapet, por policia menjëherë ka reaguar. Sipas njohurive të para, kjo zënkë nuk lidhet me zgjedhjet. Votimi në këtë vendvotim tani zhvillohet normal”, tha në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.
Në periudhën deri në orën 12:00 janë regjistruar disa denoncime nga qytetarët për të cilat po veprohet dhe që kanë të bëjnë me gjoja ryshfete për votuesit dhe bartjen e organizuar të votuesve në vendvotime.
Zëdhënësi i MPB-së iu bëri thirrje qytetarëve të paraqesin çfarë do incidenti lidhur me procesin zgjedhor dhe potencoi se policia nuk do të tolerojë kurrfarë incidentesh.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...