Moti sot në Maqedoninë e Veriut

09:53 | 22 Prill 2023
A. B.

Paradite moti në  Maqedoni të Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite vende-vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 21 gradë.

Në Shkup paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite me reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe vranësira të rralla.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme