Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:08 | 10 Prill 2023
E.H

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, ne viset më të larta malore, reshjet do të jenë me dëborë.

Do të fryjë dhe erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi verior.

Kah fundi i ditës vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 15 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Do të fryjë dhe erë mesatare, nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme