Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira me reshje shiu, më të bollshme në orët e para të mëngjesit. Për shkak të ftohjes së maleve dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos paradite.
Deri në mesin e javës së ardhshme do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe bore me intensitet të ndryshueshëm, më të bollshme ditën e hënë. Mbulesa e borës sidomos në pjesët perëndimore do të rritet.
Osmani nderon Walkerin me Urdhrin e Lirisë & Pavarësisë
“Kurti u pajtua me skandalet dhe dështimet e ministrave të t...
Kthehen mbrapsht emigrantët, mbërrin në Shëngjin anija itali...
Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e ...
Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të je...
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3