Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në pjesët perëndimore me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Nga fundi i ditës e sidomos gjatë natës reshjet do të përhapen kudo dhe në disa vende do të jenë më të shumta.
Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fortë edhe mbi 65 kilometra në orë nga juglindja.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 22 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës me reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë më të bollshme. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.
Këtë fundjavë temperaturat gjatë ditës nesër do të pësojnë rënie të ndjeshme. Nga e hëna do të mbajë mot stabil me mjegull paradite nëpër lugina të veçanta. /alsat
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme