Google ADS

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:13 | 20 Prill 2022
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesët veriore të vendit.

Në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë e fuqishme e përkohshme në drejtim jugperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 4 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval nga 9 deri 17 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme parashihet mot me vranësira dhe kushte për reshje të shiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme