Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:17 | 7 Shkurt 2022
A. B.

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa pasdite duke filluar nga pjesa perëndimore pritet të ketë reshje të shiut, kurse në pjesët malore reshjet do të jenë në formë të borës.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga -3 deri në 3 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë celsius.

Edhe në Shkup moti do të jetë i vranët dhe me reshje të shiut ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë celsius.

Po ashtu të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, e cila në fund të ditës do të intensifikohet përgjatë Vardarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme