Moti sot në Maqedoninë e Veriut

09:31 | 29 Janar 2022
S D

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje të dobëta të borës me erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë prej -6 deri në 3 gradë celsius, kurse maksimalja do të arrijë prej 1 deri në 8 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pritet edhe në Shkup ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 5 gradë celsius./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme