Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:10 | 29 Shtator 2021
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 16 deri 22 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i freskët, me vranësira dhe kushte për reshje të shiut./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme