Moti paradite në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Rreth mesditës dhe pasdite në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi më të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe paraqitje të breshrit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri 37 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Rreth mesditës dhe pasdite do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të bie deri 20, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 33 gradë.
Edhe të dielën në orët e pasdites do të ketë zhvillim të paqëndrueshmërisë së shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi më të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe paraqitje të breshrit. Temperatura nesër dhe të dielën do të jetë më e ulët për disa gradë. Kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë do të ketë edhe të hënën. Pastaj vijon periudhë e motit stabil.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?