Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:12 | 30 Mars 2021
V. S.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Gjithashtu në pjesën veriperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 11 deri 21 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me kushte për reshje lokale të shiut. Deri të premten tepmeraturat do të jenë në rritje, ndërsa gjatë fundjavës do të jetë më freskët./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme