Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:11 | 16 Mars 2021
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 4 deri 12 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme